Kryesore

Kurti reagon pas takimit me Lajçak: Nuk ka alternativë përveç BE-së

               Publikuar në : 21:34 - 01/09/21 liberale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me të dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti shkruan se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve, por dhe procesi i zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Kurti.

Kryeministri Albin Kurti u takua me Miroslav Lajçak në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. Sipas tij, në BE duhet të integrohen të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor bashkë.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back