Aktualitet

Kurti pret në takim Nikollën: Të intensifikohet bashkëpunimi mes nesh

Shkruar nga Liberale
Kurti pret në takim Nikollën: Të intensifikohet bashkëpunimi

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në kuadër të vizitës së saj zyrtare në vendin fqinj.

Situata e fundit e krijuar nga reciprociteti për targat ka qenë fokusi i takimit ku kreu i qeverisë kosovare vijon me qëndrimin e tij se vendimi është i drejtë dhe nuk ka asnjë diskriminim.

“Në asnjë vendkalim kufitar nuk ka pasur incidente, ndërsa Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”, ka thënë Kurti, duke shtuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

Lidhur me situatën aktuale kryeministri ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të BE-së dhe ambasadorët e QUINT-it, dhe se Kosova është e gatshme për dialog, porse Serbia po refuzon.

Bashkëpunimi institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë një tjetër temë e diskutimeve mes Nikollës dhe Kurtit.

“Ajo e falenderoi kryeministrin Kurti për ndihmën që shteti i Kosovës ia ka ofruar Shqipërisë gjatë tërmetit të gati para dy vjetëve dhe për ndihmën e fundit në shuarjen e zjarreve që shpërthyen shkaku i temperaturave të larta.

Kurti ndërkaq përgëzoi Nikollan për zgjedhjen kryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe u pajtua që duhet intensifikim i bashkëpunimit, sepse siç tha ai, janë të gjitha mundësitë që të zëmë hapin si komb. Po ashtu tha se duhet të përshpejtohen përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive” – thuhet në njoftimin për mediat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH