Aktualitet

Kurti për tensionet në veri: Kriminelët që paguan Serbia e dinë se po ju vjen fundi

Shkruar nga Liberale
Kurti për tensionet në veri: Kriminelët që paguan Serbia e

Tensionet në katër komunat në Veri të Kosovës janë shtuar këtë pasdite, teksa janë regjistruar disa shpërthime dhe policia është sulmuar me armë zjarri sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Për ngjarjet që përsëriten për të disatën herë në muajt e fundit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i qeverisë thotë se janë bandat krimianle serbe të mbështetura nga Beogradi ato që organizojnë sulmet, sepse e kanë kuptuar që po ju vjen fundi.

Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vjen fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato.

Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje.

Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë.

Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”, shkruan Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH