Aktualitet

Kurti-Osmani: NATO ndaloi gjenocidin serb, vuri vulën e çlirimit

Shkruar nga Liberale
Kurti-Osmani: NATO ndaloi gjenocidin serb, vuri vulën e çlirimit

Në shënim të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, krerët e shtetit vendosen kurora lulesh te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

Pas homazheve, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë shprehur  mirënjohëse për gjithë vizionarët e shtetit, aktivistët, ushtarët e UÇK-së dhe për aleatët që ndihmuan në çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

Sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e kombit tonë, në historinë e Republikës së Kosovës, ditën kur shteti ynë u çlirua pas një lufte e cila rezultoi me gjenocid ndaj një populli të pafajshëm të Republikës së Kosovës.

Tani po nderojmë ushtarët e NATO-s, ata që nga 10 qershori e tutje hynë në Republikën e Kosovës për t’ia dhënë vulën e çlirimit të vendit tonë.”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti u shpreh se përulen para të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e popullit.

Bashkë me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca , kujtuam humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve, dhe këtu kontributin e NATO-s. Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e populli dhe çlirimin e Kosovës

Ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin serb mbi popullin tonë, gjithnjë jemi falënderues dhe mirënjohës”, u shpreh ai

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH