Globi

Kurti në Lezhë: Populli të nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë

Shkruar nga Liberale
Kurti në Lezhë: Populli të nxjerrë përfaqësuesit e

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i pranishëm në një ceremoni të organizuar me rastin e përvjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, aleancës së princave shqiptarë, më 2 mars 1444, të kryesuar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në fjalën e mbajtur aty, Kurti, i cili pret të formojë qeverinë e re në Kosovë, tha se shqiptarët duhet të ndjekin pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez.

“Në mënyrë që populli të nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyrë, krizën e shumëfishtë që e ka pllakosur, ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim e përparim të gjithanshëm”, tha Kurti, në krah të Iljaz Shehut, kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, që është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Në ceremoni, morën pjesë edhe figura të tjera politike shqiptare në shtetet e rajonit, si kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Zela, si dhe Shuaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përfaqësues i krahinave të banuara nga shqiptarë në Preshëve, Medvegjë dhe Bujanovc.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH