Aktualitet

Kurti: Në Kosovë u kthye shpresa, në Shqipëri situatë pikëlluese

Shkruar nga Liberale
Kurti: Në Kosovë u kthye shpresa, në Shqipëri situatë

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti tha se emigrimi tek shqiptarët është fenomen pikëllues.

Në një intervistë për Ora News,  Kurti ka zbuluar detaje edhe nga takimi me kryeministrin Rama, teksa është shprehur optimist për të ardhmen mes dy vendeve.

"Ne vetëm se kemi arritur të hapim temat dhe çështjet e rëndësishme. Nuk është se kemi arritur t’i mbyllim ato, por jam optimist që do të mund të bashkëpunojmë. Unë besoj që emigrimi tek shqiptarët është një fenomen pikëllues, sepse ne në Kosovë kemi pasur emigrim për shkak të shtypjes politike dhe shfrytëzimit ekonomik. Kemi pasur emigrim për shkak të luftës dhe tani për shkak të keqqeverisjes. Të ikë shqiptari nga shqiptari, natyrisht që na vjen shumë rëndë, andaj kemi programin tonë si qeveri e re që ta lidhim sistemin cilësor arsimor me tregun e punës. Ta lidhim edukimin me prodhimin, ta udhëzojmë hendekun e shkathtësive që ekziston dhe që konsiderojmë se do zëvendësojë emigrimin me punësim. Këtë do ta zbatojmë në Kosovë si qeveri. Nëse kjo mund të shërbejë në Republikën e Shqipërisë, aq më mirë. Definitivisht, në Kosovë është kthyer shpresa dhe është mundësi, nuk është garanci. Në Kosovë ka ngjarë entuziazmi i tretë pas atij të Çlirimit, të vitit 1999, dhe të Pavarësisë të vitit 2008, dhe ne këtë do ta mirëpërdorim, në mënyrë që ta përfshijmë qytetarin e Republikës në shkrimin e kapitullit të ri të Republikës së Kosovës, që populli i Kosovës, më 6 tetor e ka hapur me faqe të bardhë", ka thënë Kurti./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH