Aktualitet

Kurti merr këshilla nga Ali Ahmeti për tensionet me Serbinë

Shkruar nga Liberale
Kurti merr këshilla nga Ali Ahmeti për tensionet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës, i cili mbahet në Strugë, ndërsa është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Ky i fundit në një postim në Facebook, njofton se me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në raportet me Serbinë, ndërsa ka dënuar edhe aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë.

Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH