Globi

Kurti mban fjalimin e fundit si Kryeministër: Do të kthehemi shpejt

Shkruar nga Liberale
Kurti mban fjalimin e fundit si Kryeministër: Do të kthehemi shpejt

Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e fundit si kryeministër i Kosovës, teksa ka numëruar disa nga sukseset e qeverisjes së tij. Kurti ka thënë gjithashtu, se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend.

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyre. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre. Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa”, thotë ai.

Në fund të videos, Kurti ka paralajmëruar rikthim në pushtet, teksa ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin te Hoti, qeverinë e të cilit e ka quajtur koti dhe LVV si alternativë.

“Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, shprehet Kurti./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/albini2017/videos/766507660555451/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH