Globi

Kurti kritika ndaj ndërkombëtarëve: Pasi njohën zgjedhjet, nuk mbështetën kryetarët

Shkruar nga Liberale
Kurti kritika ndaj ndërkombëtarëve: Pasi njohën zgjedhjet,

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një kronologji të situatës në veri të vendit që nga tërheqja e serbëve nga institucionet e deri në incidentet pas betimit të kryetarëve të rinj.

Kreu i qeverisë lëshoi sërish kritika ndaj ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij njohën zgjedhjet, por harruan të mbështesnin kryetarët e rinj, të cilët pas një rezultati të njohur, sipas Kushtetutës, duhet të nisnin dhe detyrën.

“Eskalimi i situatës më 29 maj ishte i planifikuar dhe kishte autorë. Ai ishte Beogradi zyrtar. Ngritja e shqetësimeve bëri që Serbia të angazhojë grupet kriminale që vërtetë ta eskalojë situatën. E kundërta duhet të ndodhte. Pas deklaratave mbështetëse për mbajtjen e zgjedhjeve dhe njohjen e rezultatit zgjedhor, duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj. Ajo që mungoi ishte deklarata që të mos pengohet puna e kryetarëve të rinj deri në zgjedhje. Deklarata e munguar nuk i shërbeu situatës. Ne punuam sipas ligjeve të Kosovës. Kjo kronologji ka pasur bashkëpunim me ndërkombëtarët”, tha Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH