Aktualitet

Kurti i përgjigjet Ramës: Draftin propozoja Vuçiqit në takimin e radhës së Ballkanit e Hapur

Shkruar nga Liberale
Kurti i përgjigjet Ramës: Draftin propozoja Vuçiqit në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur më në fund kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me draft-statusin që ai iu dërgoi liderëve europianë, për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës.

Nga konferenca për mediat, Kurti tha se të njëjtin propozim Rama mund t'ia bëjë presidentit serb, në takimin e radhës së Ballkanit e Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë.

“Në Ohër kam ofruar që ta shkruajë draft statutin, nuk kam interes të dominoj, se jam kryeministër i të gjithëve, kam kërkuar që të ketë një dakordësi për parimet bazë, se nuk mund të ballafaqojmë tekste kur nuk kemi dakordësi për parimet dhe frymën. Nuk kam dyshim që Rama beson që propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu krejt çfarë unë propozoj është që Rama këtë draft t’ia prezantojë Vuçiqit në takimin e radhës së Ballkanit e Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë. Aq më tepër që neni 8 pika 1 thotë që republika shqiptare mbron të drejta e minoriteve jashtë terriutorit të Shqipërisë, në vend që t’i propozohet për serbët në veri, t’ia propozojë për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë”, tha Kurti.

Kjo është përgjigjia e parë që Kurti i drejton Ramës, pasi ky i fundit bëri të ditur publikisht se kishte hartuar një draft. Më herët, zyra e kryeministrit Albin Kurti kishte deklaruar se nga "Shqipëria zyrtare presim mbështetje, pasi ndërmjetësues kemi shumë”

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj.

Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiçit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën Serbe’.

Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë.”– thuhej në reagim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH