Aktualitet

Kurimi me plazmë i Covid-19/ Manastirliu: E kemi edhe ne pajisjen

Shkruar nga Liberale
Kurimi me plazmë i Covid-19/ Manastirliu: E kemi edhe ne pajisjen

SHBA dhe Itali kanë pranuar se po bëjnë testime me transplantin e plazmës së pacientëve të shëruar nga covid-19 për të shëruar ata që janë ende të infektuar.

Ndërkohë në emisionin “Open” në Top Channel, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se nëse ky kurim miratohet Shqipëria është në gjendje që ta suportojë dhe të vazhdojë kurimin.

“Nuk është vlerësuar ende për përdorim në Shqipëri. Ne po presim evidenca për trajtimin me plazmë në Itali. Por edhe në SHBA ka filluar testimet por ngelin në nivele testimi dhe nuk janë miratuar. Nëse do të duhej ta bëjmë në Shqipëri do të mundeshim pasi aparatura është në vendin tonë dhe mund të kryhet. Por bazuar në praktikat më të mira.” 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH