Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media falë eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP’, e cila edhe pse nuk zgjati shumë arriti të linte shenjë.
Teksa është tepër aktive me postime nga përditshmëria, pak më parë modelja ka ndarë një ‘mesazh’ për të gjithë ata që mendojnë se e kanë lënduar. Teksa ka postuar një telefon të cilit i është thyer xhami mbrojtës, duket se vetë ekrani i telefonit nuk është dëmtuar aspak, pra si vetë ajo. Epo, mesa duket Kejvina ka dashur të thotë se sado komente negative t’i drejtoni, ajo sërish nuk ‘thyhet’.