Aktualitet

Kur mendohet të dali vaksina anti-covid?

Shkruar nga Liberale
Kur mendohet të dali vaksina anti-covid?

E ndërsa vendi jonë ndodhet i ngërthyer nga një pandemi që ka pllakosur gjihë botën, të gjithë janë në lëvizje për gjetjen e një vaksine që do të mundësoj rregullimin e gjendjes në të cilën ndodhemi.

Por cfarë është duke ndodhur me vaksinën anti - covid dhe a do mundet që ta ketë edhe Shqipëria? Eduart Kakarriqi, mjeku pranë Institutit të Shëndetit Publik na jep përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Kakarriqi na tregon se vaksina pritet të dalë vitin që vjen. Moshat të cilat do të mbulohen nga bërja e vaksinës janë të moshuarit, kategoritë në risk, dhe mosha pediatrike.

“Ka 3-4 firma të ndryshme industriale. Institute bio-teknologjike që pretendojnë se; “ne jemi pothuajse gati që deri në fund të vitit të nxjerrim vaksinën në treg”. Megjithatë në vende të ndryshme mendohet se pjesa më e madhe e mendimeve është që vaksina do të jetë gati vitin që vjen. Ne si vend kemi marrë masat dhe kemi nënshkruar marrëveshjen përkatëse lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në atë që quhet faciliteti i covax, ku marrin pjesë shumë shtete. Ne jemi gati që sa të dali vaksina anti-covid, vendi unë do të jetë ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të vaksinës në një sasi për 30 % të popullatës. Duke marrë parasysh që në fokus në radhë të parë janë mosha e tretë, grupet në risk dhe mosha pediatrike. Ne gjatë kësaj kohe kemi një ‘vaksinë’ tjetër në dorë që janë veçse masat përkatëse preventive për mbrojtjen ndaj virusit. Krahas distancimit social, higjienizimit, është dhe problemi i mbajtjes së maskave. Maska duhet bërë zakon i yni, i mbajtjes së përditshme, jo vetëm brenda në ambientet e mbyllura, por dhe jashtë.”,-tha Kakarriqi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH