Showbiz

"Kur martohesh nuk duhet të dalësh më", Floriana Garo: I kontrolloj burrit telefonin

Shkruar nga Liberale
"Kur martohesh nuk duhet të dalësh më", Floriana Garo:

Floriana Garo së fundmi ka qenë e ftuar në “Glamour Zone”, ku ka treguar detaje nga martesa e saj.

Gjatë bisedës Floriana tregoi se ka një xhelozi normale dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit ose ka raste, që ajo bëhet xheloze kur ai del me shoqërinë e tij.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Kur ka qenë hera e fundit që Floriana i hodhi një sy telefonit të Enisit

Floriana Garo: U shpesh, gjithmonë

Ester Bylyku: Për çfarë je bërë xheloze?

Floriana Garo: Kam xhelozi normale do thosha. Rasti i fundit në raste të rralla edhe del me kolegët dhe miqtë e tij dhe mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë fare më. Patëm një diskutim të tillë dhe i thashë jo s’duhet të dalësh, ç’është kjo? Je burrë i martuar nuk dilet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH