Globi

"Kur do të themi mjaft është mjaft"/ E shkarkoi nga qeveria, Braverman “presion” Sunak: Emigrantët po na mbysin

Shkruar nga Liberale
"Kur do të themi mjaft është mjaft"/ E shkarkoi nga

Edhe pse u shkarkua nga posti i Sekretares së Brendshme në qeverinë britnaike, Suella Braverman duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga nismat e saj kudnër emigrantëve të paligjshëm.

Së fundmi, Braverman ka bërën jë postim në Twitter ku i bën thirrje kryeministrit Rishi Sunak të reagojë sa më shpejt për të parandaluar fluksin gjithmonë e në rritje të emigrantëve që mbërrijnë në Britani.

“Statistikat rekord të migrimit të sotëm tregojnë se kemi lejuar një milion njerëz shtesë në vetëm dy vjet, një popullsia e barabartë me Birminghamin. Presioni mbi strehimin, kujdesin shëndetësor, shkollat, pagat dhe kohezionin e komunitetit është i paqëndrueshëm. Kur do të themi mjaft është mjaft?

Ne u zgjodhëm me një zotim për të reduktuar migracionin, i cili ishte 229 mijë në 2019. Shifrat rekord të sotëm janë një shuplakë për publikun britanik që ka votuar për të kontrolluar dhe reduktuar migracionin në çdo rast. Ne duhet të veprojmë tani për të reduktuar migrimin në nivele të qëndrueshme.

Brexit na dha mjetet. Është koha për t’i përdorur ato.”- shkroi Braverman, teksa citoi se shifrat për vitin 2023, arritën në 672,000 emigrantë, nga 607,000 në 12 muajt e mëparshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH