Aktualitet

Kur do të anëtarësohet Shqipëria, në BE? “Optimizmi” i Majlinda Bregut: Vetëm për plotësimin e një kapitulli na duhen 124 vjet

Shkruar nga Liberale
Kur do të anëtarësohet Shqipëria, në BE?

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë një proces i gjatë.

Bregu shpjegoi se vetëm për plotësimin e një kapitulli do të duhen 124 vjet, veçanërisht nëse i referohemi procesit që ka ndjekur Mali i Zi dhe Kroacia.

“Ne e kemi nisur procesin, po mbaron screeing është mbaruar konferenca e parë qeveritare dhe kapitujt kanë filluar. Por në rast se ne do të fillojmë të ecim me ritmin që ka ecur Mali i Zi, që sa kohë merr një kapitull për t’u hapur dhe për t’u mbyllur ne na duhen 124 vjet” tha Bregu teksa ishte e ftuar në emisionin “3D” në RTSH 1, me Alban Dudushin.

“Këtë e kanë llogaritur organizata se sa kohë i është dashur Malit të Zi një kapitull negociatash. Në rast se Kroacisë një kapitull i ka marrë 6 muaj sepse Acqui-ja sa vjen e shtohet t’i ke më shumë legjislacion, ke më shumë fusha për të parë dhe për të bërë pjesën e negocimit”, është shprehur Bregu.

Bregu nënvizoi se kohëzgjatja e plotësimit të një kapitulli pasi Acqui-ja, legjislacioni dhe fushat e reformave sa vijnë e shtohen. Sipas Bregut, kjo është arsyeja që Brukseli nuk ka vendosur një datë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kohëzgjatja e një kapitulli është rritur. Ajo Acqui-ja sa vjen edhe shtohet ai legjislacioni që do të thotë se ke rregulla të tjera të shtuara që ti si vend duhet t’i kesh me kohë që do të thotë 124 vjet, 135 vjet Kosova, ky është nuk është proces i llogartishëm brenda datave.

Në rast se do të ketë një vendimmarrje politike, a ndryshon ky 124 vjetëshi. Me këtë metodologji që ne kemi sot ne jemi në këto kufi kohor. Prandaj data bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha Bregu.

Megjithatë, ajo shtoi se mund të ketë edhe një qasje tjetër siç është ajo e anëtarësimit gradual dhe jo anëtarësimi i plotë, teksa solli shembullin e vendeve nordike në raportin e tyre me BE-në.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH