Aktualitet

Kuponi zëvendësohet me faturë, dyfishohet gjoba për ata që se marrin

Shkruar nga Liberale
Kuponi zëvendësohet me faturë, dyfishohet gjoba për ata

Zbulohen projektligjet e paketës fiskale 2020 dhe ndryshime që janë kryer në kuadër të sistemit të fiskalizimit.

Kështu, termi kupon tatimor zëvendësohet me fjalën faturë.

Gjobat për ata që nuk lëshojnë fatura nisin me 50 mijë lekë për bizneset e vogla pa TVSH, dhe përfundojnë në 150 mijë lekë për bizneset e mëdha, por jo më pak se vlera e TVSH-së munguar.

Kaq janë edhe gjobat për mos futjen në sistemin e fiskalizimit.

Nga ana tjetër blerësi ose çdo pranues i faturës së lëshuar për pagesë me para në dorë, i cili nuk e merr faturën dhe nuk ia tregon tatimoreve në i kërkohet pas largimit nga vendndodhja e biznesit të shitësit dënohet me deri 100 mijë lekë nëse është tatimpagues i regjistruar për TVSH, deri 50.000 lekë nëse është biznes i vogël.

Po ashtu vazhdon gjobitja edhe ndaj qytetarëve që nuk marrin gjobat, e cila ka qenë 1 mijë lekë, tani behet 2 mijë lekë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH