Aktualitet

Kundërshton e dhunon policët, shoqërohet forcërisht në komisariat

Shkruar nga Liberale
Kundërshton e dhunon policët, shoqërohet forcërisht në

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Bulqizës, pasi ka prishur qetësinë publike në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar e goditur efektivët.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Në gjendje të dehur, prishi qetësinë e qytetarëve dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë ditës së sotme, në qendër të qytetit të Bulqizës, kanë konstatuar shtetasin H. D., 55 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Burrel, i cili ishte në gjendje të dehur dhe po prishte rendin dhe qetësinë publike.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta shoqëruar në banesë këtë shtetas, meqenëse ishte në gjendje të dehur dhe po prishte qetësinë publike, por ai i ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar forcërisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe në përfundim të veprimeve hetimore, bënë arrestimin e tij në flagrancë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH