Globi

Kundërshtoi marrëveshjen, Grenell: Kurti është kundër SHBA-së

Shkruar nga Liberale
Kundërshtoi marrëveshjen, Grenell: Kurti është kundër

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse partia e tij kthehet në qeverisje, nuk do të respektojë marrëveshjen e Washingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhe më 4 shtator.

Kurti ka thënë se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim, siç e quan ai, ndërsa shton se ndërmjetësuesit nuk duhet që të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë.

Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka thënë e Kurti është gjithmonë kundër SHBA-së.

“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të llogarisësh se Albin Kurti do të jetë kundër SHBA-së. Ishte kundër ideve të Obamas dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiratë; punët po”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH