Globi

Kundër vaksinimit/ Protesta dhe arrestime në Greqi e Australi

Shkruar nga Liberale
Kundër vaksinimit/ Protesta dhe arrestime në Greqi e Australi

Protestat në Austali kundër vaskinimit me detyrim dhe kufizimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nuk ndalen.

Qindra njerëz marshuan në rrugët kryesore të melburnit me thirrjen “trupi im, zgjedhja ime” duke kundërstuar masat e qeverisë, që sipas tyre , u cenojne vendin e punës.

Autoritetet arrestuan 109 protestues dhe gjobitën rreth 100 të tjerë, pasi sipas tyre kishin shkelur rregullat që parandalonin grumbullimet. Zëdhënësja e Policisë tha se ata do të vazhdojnë t’i përgjigjen me masa administrative pa hezituar për të parandaluar demonstratat.

Ndërkohë, qytetarë të zëmëruar me menaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria mbushën rrugët edhe në kryeqytetin grek, Athinë.

Ata marshuan në Monastiraki në shenjë proteste kundër masave kufizuese dhe vaksinimit të detyrueshëm për grupe të caktuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH