Sport

Kumbulla nën “akuzë” pas eliminimit të Romës, sot Juve “përplas brirët” me Lacion

Shkruar nga Liberale
Kumbulla nën “akuzë” pas eliminimit të Romës,

Fiorentina arriti e para në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me fitoren 2-1 ndaj Torinos të mërkurën. Skuadra toskane do të përballet me Cremonese, pas fitores 2-1 që siguroi ndaj Romës.

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla shkaktoi 11-metërshin në pjesën e parë dhe është përballur me kritika të shumta në shtypin italian. Trajneri Jose Murinho e ndërroi lojtarin kuqezi në fillimin e pjesës së dytë, me Nemanja Matic, por Roma u ndëshkua sërish dhe arriti të shkurtojë shifrat në minutat shtesë.

Në fakt ka qenë në shenjestër të kritikave i tërë ekipi i Romës.

Lorenzo Pellegrini, mesfushori dhe kapiteni i Romës, u shpreh i penduar pas eliminimit të Giallorossi nga Kupa e Italisë. Roma doli nga Kupa e Italisë në çerekfinale dhe kapiteni Lorenzo Pellegrini analizon kështu eliminimin e bujshëm në Sky Sport.  “Zhgënjimi është i madh, u përpoqëm shumë për Kupën, por do të luajmë për tre ditë dhe duhet të shohim menjëherë përpara”.

“Mund të ishim në finale. Ndonjëherë ajo që ndodh duket e pa mundur. Megjithatë, tani duhet të mendojë për ndeshjen e radhës”.

Fiorentina dhe Cromenese do të diskutojnë një vend në finale, ndërsa sot në mbrëmje në çiftin tjetër gjysmë-finalist do të përballen Juventus dhe Lazio.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH