Aktualitet

Kultivuan kanabis në Lezhë, si ranë në pranga 4 personat

Shkruar nga Liberale
Kultivuan kanabis në Lezhë, si ranë në pranga 4 personat

4 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Pas një hetimi 3-mujor në kuadër të operacionit policor të koduar “Vela”, u arrestuan shtetasit me inicialet D. Ll., 46 vjeç, A. Gj., 44 vjeç, F. N., 46 vjeç dhe A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Velë dhe Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga shërbimet policore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH