Kronikë

Kultivim dhe trafik kanabisi me vlerë rreth 3 milion euro, dënohen tetë shqiptarë në Britaninë e Madhe

Shkruar nga Liberale
Kultivim dhe trafik kanabisi me vlerë rreth 3 milion euro, dënohen

Tetë shqiptarë u arrestuan, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe, më konkretisht në Uells.

Sipas mediave britanike, tetë shqiptarët e arrestuan kultivuan bimë kanabisi dhe prodhuan një sasi që në treg kapte vlerën e 2.5 milionë paund (rreth 3 milion euro), në një periudhë 3-vjeçare. Shqiptarët u dënuan nga katër muaj deri në katër vite secili.

Të dënuarit janë:

Oltian Salla, 34 vjeç, nga Warstone Lane, Birmingham – katër vjet.

Shpëtim Kapo, 24 vjeç, nga Town Fields, Doncaster –   tre vjet e tetë muaj.

Aranit Kapo, 22 vjeç, nga Manor Oak Gardens, Sheffield – tre vjet e katër muaj.

Ardit Lici, 27 vjeç, nga Oëler Lane, Sheffield – nëntë muaj.

Edison Çela, 28 vjeç, nga Owler Lane, Sheffield – nëntë muaj.

Ronaldo Hazizi, 25 vjeç, nga Catherine Avenue, Doncaster – gjashtë muaj.

Besim Kalemi, 23 vjeç, nga Wincobank Avenue, Sheffield – gjashtë muaj.

Hasan Hajdari, 20 vjeç, nga Queen Street, Rhyl – katër muaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH