Kryesore

Kukësi thyen Tiranën, kthen rezultatin në transfertë

               Publikuar në : 18:35 - 07/12/19 liberale

Sfida mes Tiranës dhe Kukësit përfundoi me rezultatin 1-3.

Veriorët arritën të dalin me pikë të plota nga transferta me një kthim të rezultatit në favorin e tyre.

Kryeqytetasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 8’ me Edon Hasanin, avantazh që arritën ta ruajnë deri në fund të pjesës së parë.

Kukësi reagoi më së miri në minutën e 65’ me Shkurtajn i cili realizoi me anë të një 11 metërshi dhe Gavazaj i cili dyfishoi shifrat për ta vetëm 10 minuta më vonë.

Ndërsa për të vulosur këtë fitore mendoi Abazaj në minutën e 80’.

Me këtë disfatë Tirana zbret në vendin e shtatë në renditjen e Kategorisë Superiore në kuotën e 19 pikëve.

Kukësi renditet në vendin e dytë vetëm 1 pikë larg kampionëve të Partizanit.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back