Sport

Kukësi prezanton trajnerin e ri, Mirel Josën

Shkruar nga Liberale
Kukësi prezanton trajnerin e ri, Mirel Josën

Mirel Josa u afrua tek Kukësi në mes të sezonit për të shpëtuar ç’të mundet nga objektivat që i kanë mbetur këtij klubi.

Tekniku ka shumë punë përpara, pasi duket të bëjë riparimet e nevojshme, duke bërë llogaritë me futbollistët që ka, ata që do të vijnë dhe sigurisht luftën totale në të gjitha anët në çdo javë të kampionatit.

“Planet do ti shikojmë në varësi të situatës dhe gjendjes së lojtarëve qoftë dy mbrojtësit që kanë ardhur. Nuk do të thotë se këta lojtarë që do vijnë do i fusim direkt për të ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në fazë përgatitore për të pritur përmirësimin e gjendjes fizike. Duhet të kemi dhe fat për gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën si sillen në fushë”, tha ai.

Në ditët e fundit të merkatos Kukësi pret të afrojë edhe 3 futbollistë të tjerë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH