Aktualitet

Kukësi i hoqi titullin Veton Surroit, Rama: Lajthitje kolektive

Shkruar nga Liberale
Kukësi i hoqi titullin Veton Surroit, Rama: Lajthitje kolektive

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Këshilli i Qarkut të Kukësit i hoqi titullin publicistit, politikanit dhe gazetarit Vetin Surroi.

Rama thotë se kjo është një lajthitje kolektive dhe që Prefekti duhet ta refuzojë.

"Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s'mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s'ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s'ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!", shkruan Rama në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH