Aktualitet

Kujt i takon anëtari i katërt i KZAZ-ve? Partia e Lirisë ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Kujt i takon anëtari i katërt i KZAZ-ve? Partia e Lirisë ankimon

KAS rrëzoi kërkesën për të mos e ndarë anëtarin e katërt të KZAZ-ve me PDIU-në, por pas këtij vendimi Partia e Lirisë është drejtuar sërish me një kërkesë për Kolegjin Zgjedhor.

Në Gjykatën Administrative të Apelit do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë së Lirisë.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Ndërkohë, sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

KERKESA E PARISE SE LIRISE

Në datën 08.05.2023 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.17 Regj.Themeltar, Datë 06.05.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia e Lirisë.

I PADITUR:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.

OBJEKTI: Ndryshimin e vendimit nr.71, datë 02.05.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.71, datë 02.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimarrje.

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjeherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Tiranë, më 08.05.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH