Aktualitet

Kujdesi ndaj shëndetit mendor, psikoterapisja: Shteti neglizhon

               Publikuar në : 18:04 - 07/08/20 liberale

Krimi makabër brenda familjes në Buçimas të Pogradecit, ktheu vëmendjen te kujdesi që tregon shteti dhe shoqëria ndaj personave me probleme mendore. Për psikoterapisten Adelina Pjetra, drejtuese e një qendre të shëndetit mendor, strukturat shtetërorë bëjnë një menaxhim sipërfaqësor të këtyre rasteve.

Shteti shqiptar çalon që ke hallka e parë, trajtimi spitalor. Që aty ka probleme, te mungesa e trajtimit, ose medikamentet e skaduara, që nuk japin asnjë lloj efekti. Ne si shoqëri po paguajmë neglizhencën e shtetit për shëndetin mendor”, thotë Pjetra.

Sipas ekspertes, shpesh përgjegjës për moskujdesje ndaj individëve me probleme mendore janë edhe familjarët e tyre. “Shikoj shpesh që ata, nga turpi i shoqërisë, nuk i deklarojnë ose nuk ndërmarrin hapa për të trajtuar familjarët e tyre, çka sjell sërish rezultatet e rëndimit të gjendjes”, thotë ajo për A2.

Në formën e një apeli, psikoterapistja sugjeron kthimin në kulturë të kujdesit ndaj shëndetit mendor.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back