LIfe Style

Kujdes! Pranvera me ushqimet e duhura

               Publikuar në : 17:50 - 12/05/19 Liberale

Mbas kalimit të një stine të ftohtë, njeriu pretendon se tashmë mund të jetë më i hapur ndaj të ftohtit. Prandaj rekomandohet  që pikërisht në këtë kohë duhet të kemi më shumë kujdes, kryesisht në orët e mbrëmjeve.

Mbas uljes së tempratuarave,  sipas mjekëve trupi i njeriut rrezikon të preket nga viroza të stinës duke u shfaqur sëmundje të ndryshme dhe kjo e shoqëruar kryesisht me një rënie të metabolizmit të trupit.

Që t’i parandalojmë dhe kurojmë këto dhe shqetësime të tjera, ja cilat janë ushqimet me vlera të plota ushqyese dhe kuruese për këtë stinë që sapo ka filluar të ngrohë kohën.

Avokadot

Ato janë shumë të pasura me vitamina dhe rekomandohen që të kenë një konsumim sa më të shpeshtë dhe gjithashtu të jenë tepër të freskëta pasi vlerat ushqyese të tyre do të jenë shumë optimale për trupin e njeriut. Ato janë të pasura me vitamina B1, B2, vitamine C, karbohidrate, magnez, fibra etj.

Peshku

Eshtë aleat i shkëlqyer kundër semundjeve të zemrës e të qarkullimit. Merita është e yndyrnave Omega3 që gjenden në të gjitha llojet e peshqëve. Peshqit e yndyrshëm si toni, salmoni etj. janë të pasur edhe me vitaminë D.

Agrumet

Portokalli, mandarina, limoni dhe grejpfruti kanë shumë vitaminë C. Forcojnë mbrojtjet natyrale dhe janë ilaç i vlefshëm kundër dobësimit të trupit gjatë rënies së tempraturave. Prania e acidit citrik lehtëson tretjen.

Mishi

Nëse përdoret shpesh, si mishi i pulës, i gjelit të detit ose mish i përgjithshëm i kuq, mishi është i pasur me proteina, hekur, zink e vitamina B12 të  nevojshme për të gjithë, e jo vetëm për anemikët. Mishi u jep energji muskujve dhe lufton dhimbjen.

Lakra

Të gjitha llojet e lakrave janë të pasura me kalcium dhe parandalojnë sëmundjet e stomakut e të zorrëve. Përdorimi i shpeshtë i tyre garanton një gjendje optimale për shëndetin e njeriut. Përmbajne vitamina A, E, C dhe fitoestrogjenë, substancë që mbron nga tumoret.

Brokuli

Brokuli është një ushqim që duhet të ketë një përdorim tepër të shpeshtë në tryezat tuaja, pasi ai zotëron njësërë vitaminash që janë të domosdoshme për trupin e njeriut. Këshillohet nga mjekët që të jetë prezent në vaktet e ngrënies pasi ai është i pasur me vitaminë A, E, C gjithashtu edhe i pasur me hekur, magnez, fibra dietikë etj.

Cokollata

Eshtë antidepresiv i shkëlqyer. Prania e kafeinës dhe teobromires ka efekte pozitive në përqendrimin e studentëve dhe në  tonifikimin e muskujve.

Djathi

I fresket, pikant ose me kripë, ka një vlerë ushqyese të lartë. Eshtë i pasur me proteina dhe kalori. Përmban kalcium, mineral i nevojshëm për formimin e kockave të fëmive dhe për formimin e dhëmbëve, është i nevojshëm edhe për gratë në menopauzë dhe për të moshuarit. Në pranverë djathi me një yndyrë të ulët e mban mjaft energjik trupin e njeriut. Eshtë i nevojshëm në të gjitha stinët për të ruajtur impulset nervore.

Spinaqi

Që në lashtësi nihen efektet pozitive të spinaqit nga i cili rekomandohen të konsumohen gjethet jeshile të tij dhe për më tepër të jetë sa më i freskët. Spinaqi ka një vlerë të lartë ushqyese dhe është jashtëzakonisht i pasur me antioksidantë, sidomos kur është i freskët dhe i zierë shpejtë. Ai është një burim i pasur i vitaminës A, i vitaminës C, vitaminës E, vitaminës K, magnezit dhe sigurisht i pasur me hekur, vitaminë B2, kalcium, kalium, vitaminë B6, acid folik, bakër, proteina fosfor, zink etj,

Karrota

Karrotat janë  një ushqim shumë kalorik dhe mund të konsumohen në një shumëllojshmëri gatimesh. Ato përmbajnë vlera shumë të mëdha ushqyese, si, energji, karbohidrate, sheqerna, fibra dietikë, proteina dhe vitamina të ndryshme.

Domatja

Domatja, por edhe produktet që vijnë prej saj, ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit  që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Madje kohët e fundit pjesa më e madhe e dietave ka përbërës domaten.

Luleshtrydhja

Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K e cila i bën kockat që të jenë më të forta. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë njerzit duhet të konsumojnë cdo ditë të pakten pesë luleshtrydhe.

Makaronat, buka ose orizi

Të pasura me sheqerna, makaronat japin shumë energji. Së bashku me bukën dhe orizin, janë në gjëndje të riekuilibrojnë nivelet e sertoninës, hormoni përgjegjës për humorin. Ato gjithashtu luftojnë kapsllekun./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *