LIfe Style

“Kujdes nga Hëna e Zezë”, ja cilat shenja paralajmëron Meri

               Publikuar në : 15:06 - 11/08/19 LP

Për  ata që ndjekin horoskopin dhe llogarisin veprimet e tyre në bazë të planeteve, astrologia Meri nuk ka lajme të mira për të.

Ajo ka bërë të ditur se planeti Mars ndodhet përballë Hënës së Zezë dhe kjo nuk është diçka e mirë, për disa shenja horoskopi.

Sipas saj për këtë arsye disa persona do të kenë një instinkt të fortë, i cili do t’i udhëheq drejt peripecive dhe vështirësive.

Po ashtu ajo ka treguar se këtyre personave do u duket sikur e gjithë jeta e tyre është kthyer përmbysë.

Tre shenjat më të rrezikuara janë, Binjakë, Gaforrja dhe Luani nga Hëna e Zezë.

Meri ka thënë se Binjakët nuk duhet të tentojnë  të bëjnë gjëra të cilat kanë një risk në çështje ligjore apo kontakte me jashtë dhe udhëtime.

Kurse personave që janë të shenjës së Gaforres mund t’u afrohet një person i cili do t’ju joshë dhe që kërkon t’u rrëmbejë gjithçka kanë si në çështjet ekonomike ashtu edhe shpirtërore.

Ndërsa për ata që janë të shenjës së Luanit, Hëna e Zezë në shenjën tyre tregon se janë delikat nga ndikimet e jashtme dhe mund të bëjnë në kurthin e një femre/mashkulli./Gazeta Liberale

(Visited 563 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *