Globi

Kujdes me email-et që mund t'ju vijnë nga OBSH për koronavirusin

Shkruar nga Liberale
Kujdes me email-et që mund t'ju vijnë nga OBSH për

Situata e frikës dhe panikut, krijuar nga koronavirusi i cili shpërtheu në Kinë, ka krijuar një terren të përshtatshëm për mashtruesit kibernetikë. Sipas medias amerikane nbcnews.com, ata po përdorin email-e për të rrëmbyer informacione personale nga personat që i kontaktojnë.

Email-i u shfaq për herë të parë në fillim të shkurtit, duke e bërë atë një nga fushatat më të mëdha të “Phishing”, teknikë që përdoret për vjedhjen e të dhënave në internet

"Një katastrofë globale shëndetësore si kjo krijon një mundësi të artë për mashtruesit, pasi nuk ka popullatë që nuk i kushton vëmendje. Si rezultat, mundësia për klikim, është më e lartë se në një situatë normale”, tha Adam Levin, një ekspert digjital i sigurisë, njëkohësisht edhe kryetar i CyberScout, një firmë e sigurisë së të dhënave.

Email-i që të vjen është me logon e Oraganizatës Botërore të Shëndetësisë. Zakonisht ai është i lidhur me një link që tërheq vëmendjen, si psh "shpërthimi i koronavirusit në qytetin tuaj (Urgjencë)".

Në shikim të parë, adresa e postës elektronike të dërguesit, duket se është e ligjshme, për shembull cdc-gov.org ose cdcgov.org. Crooks krijojnë domen që janë shumë afër faqes reale të CDC - cdc.gov - duke e bërë mashtrimin të lehtë për t’u besuar.

Chester Wisniewski, një këshilltar i lartë i sigurisë në kompaninë ‘Sophos’, tha se email-i është i shkurtër dhe i thjeshtë, diçka që mund të krijohet në vetëm disa minuta.

"Mesazhi nuk ka nevojë të jetë shumë i komplikuar sepse ka kaq shumë interes dhe shqetësim për këtë virus. E gjitha që ata duan të bëjnë, është që ju të klikoni në një lidhje apo sit që ata kontrollojnë, në mënyrë që ata të mund të vjedhin fjalëkalimin tuaj të postës elektronike. Me këtë, ata mund të marrin gjithçka që dëshirojnë”, ka thënë ai.

Kompanitë që merren me sigurimin e të dhënave në internet, kërkojnë që të bëhet kujdes dhe të mos biet preh e emrit të dërguesit të emailit, të shohin me kujdes linkun se ku të dërgon ky email e po ashtu të lexojnë me vëmendje, pasi nëse ka gabime gramatikore, me siguri janë përballë një grupi kriminal, i cili kërkon të vjedh të dhënat.

E rëndësishme, sipas këtyre kompanive të sigurisë, është që të mos vendosen të dhëna në një faqe, e cila nuk ka pse i kërkon këto të dhëna, siç është rasti konkret me emailin që supozohet se dërgohet nga OBSH, dhe po ashtu të mos përdoret i njëjti fjalëkalim për faqe të ndryshme./Gazeta Liberale

 

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1125882,1125884"]

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH