Aktualitet

Kufiri detar, Vasili: Ç'pabesi fshihet që e turbullon kaq fort Ramën?

Shkruar nga Liberale
Kufiri detar, Vasili: Ç'pabesi fshihet që e turbullon kaq fort

Nënkryetari I LSI-së Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve që prodhoi deklarata e Athinës zyrtare se do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.

Përmes një postimi në “Facebook” theksoi se mungesa e transparencës për këtë marrëveshje, tregon provën mbi pabesinë e kryeministrit Edi Rama.

“Kontrasti me reagimet eksplozive ne vitin 2009 kunder marrëveshjes së Detit te asaj kohe jane si dita me naten ne raport me keto te sotmet. Athina zyrtare flet fort dhe pa komplekse nderkohe qe Rama dhe qeveria ulin syte dhe belbezitin duke demostruar nje siklet te madh dhe te lexueshem.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT

Mungesa e transparences per Marreveshjen e detit si prove pabesie e Rames!

Eshte fakt i pakundershtueshem qe debati, dyshimet e forta dhe hamendjet gjithefaresh per Marreveshjen e Detit ndizen gjithmone pa deklarimeve publike te Greqise Zyrtare.

Asnje here Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Rama nuk i ka prire me informacion per publikun per zhvillimet e procesit te negocimit te Marreveshjes se Detit.

Asnje here nuk ka qene shqiptaret qe informohen te paret nga qeveria e tyre per kete Marreveshje.

Gjithmone reagimi i Rames dhe qeverise ka ndjekur nga pas reagimet e Athines zyrtare.

Reagimet e Qeverise kane qene gjithmone te friksuara,te drojtura tamam si njere te zene ne faj apo aq me keq me presh ne dore ne nje akt pabesie nda vendit.

Kontrasti me reagimet eksplozive ne vitin 2009 kunder Marreveshjes se Detit te asaj kohe jane si dita me naten ne raport me keto te sotmet.

Athina zyrtare flet fort dhe pa komplekse nderkohe qe Rama dhe qeveria ulin syte dhe belbezitin duke demostruar nje siklet te madh dhe te lexueshem.

Cfare gjeje i trembet Rama, qe nuk guxon te flase qarte hapur e me trasparencë?

Perse vetem reagohet dhe nuk i paraprihet ceshtjes me informacion per shqiptaret?

Cfare e fiku pathosin nacionalist te Rames, qe bubullonte per kete ceshtje kur ishte ne opozite duke e kthyer kete ceshtje edhe ne kalë te betejes se tij politike?

Cfare pabesie e madhe fshihet, qe e turbullon kaq fort Ramen sa qe e ben te struket perballe pales greke?

Keto pyetje i shterron vetem trasparenca e plote.

Por duket qarte se Rama dhe trasparenca perjashtojne njera tjetren!!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH