Aktualitet

Kufiri detar me Greqinë, Shehu tregon zgjidhjen: Të dërgohet në Hagë!

Shkruar nga Liberale
Kufiri detar me Greqinë, Shehu tregon zgjidhjen: Të dërgohet

Për ish-ministrin e Jashtëm, Tritan Shehu çështja e kufirit detar me Greqinë ka hyrë në një spirale, që sipas tij ka vetëm një rrugë. dërgimi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave në Hagë.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Shehu tha se marrëveshje e detit me Greqinë e nënshkruar në vitin 2009 u rrëzua në mënyrë të padrejtë. Sipas tij ajo marrëveshje u anatemua nga Rama, rilindja dhe arriti të hidhej poshtë nga gjykata kushtetuese me shumë pikëpyetje prapa.

Ka një rrugë që të dy vendet në dakordësi me njëra-tjetrën ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare  të të drejtës në Hagë dhe të jenë ata që të vendosin si do të realizohet ky demarkacion i hapësirave detare. Vendimi i asaj gjykatë do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët”, citohet nga deklarata e tij.

Për çështjen e pronave, Tritan Shehu tha se kjo nuk është një shqetësim vetëm për minoritetin grek, por për gjithë popullin.

Unë jam kam thënë këtë gjë edhe zotit Micotaqis që kur ishin në opozitë që ky nuk është vetëm për minoritetin greke. Kjo është një padrejtësi e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë zonë. Nuk është se po preket njëra pjesë, por po preket e gjithë popullsia për interesa korruptive”, tha Shehu.

Sipas Shehut marrëdhëniet me Greqinë janë në një pikë të ulët dhe kjo për shkak të politikës aventureske të Rilindjes

Greqia është një partner strategjik, mbështetës i proceseve tona integruese, por aktualisht niveli i marrëdhënieve është shumë i ulët. Marrëveshja e detit ishte normale, Rilindja e shkatërroi me cinizëm dhe për llogari të një pale të tretë.

Shehu thekson se Rama e filloi më 2013-ën si i “forti” dhe e mbylli si kapitullues. Ai mendon se traktati i 1996 është kulmi i marrëdhënieve në partneritet të plotë, i cili zgjidh edhe çështjen e pronave.

Ish-ministri i Jahtëm, tha se Rilindja e Syriza bënë veteë teatralitet.

“Nga tjetërsimi antikushtetues i pronave, godet të gjithë, shqiptarë e minoritarë, me një program të vjetër që Berisha e rrëzoi. Rama sot me Mitsotakis ishte i përulur”.

Shehu thekson ndër të tjera se minoritarët janë qytetarë shqiptarë shumë të respektuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH