Aktualitet

Kufijtë Kosovë-Serbi/ Basha:Ju tregoj se çfarë më propozuan serbët

               Publikuar në : 22:28 - 17/05/19 Liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten për herë të parë ka folur në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve në Londër, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar atje.

Basha theksoi se edhe atij i është propozuar një skenar i tillë nga pala serbe, duke deklaruar se në atë kohë, autoritetet serbe i kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

“Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin”, tha Basha.

Basha: Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar. Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informiar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.

Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftrave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!/ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *