Aktualitet

Kuçovë/ Banorët në protestë për ujin, përplasen me Policinë

Shkruar nga Liberale
Kuçovë/ Banorët në protestë për ujin,

Për të disatën herë banorët e Lumasit në Kuçovë ngrihen në protestë për të mbajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti që prek këtë burim, është bërë pa u konsultuar me banorët.

Ata shprehen se nuk lejojnë t’u marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që i mban në këtë zonë.

Ditën e sotme, banorët kanë penguar mjetet e firmës për të filluar punën, ndërsa ka pasur edhe konflikte me policinë, ku një prej tyre është lënduar rëndë dhe nisur për në spital.

Banorët kanë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit rrugën e fshatit, duke deklaruar se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH