Sport

Euro 2024/ Shqipëria premton kualifikimin historik, Silvinho shpall listën ndaj Çekisë

Shkruar nga Liberale

Kombëtarja shpall listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen për dy ndeshjet e radhës. Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë më 12 tetor, në “Air Albania” , në ndeshjen e shumëpritur, e cila mund të kualifikojë kuqezinjtë në Euro 2024. Shqipëria do të luajë edhe ndaj Bullgarisë në një miqësore më 17 tetor, po në Tiranë.

Trajneri brazilian Silvinho, me pak ndryshime në krahasim me lojtarët që grumbulloi në fitoren ndaj Polonisë, publikoi edhe emrat që do të grumbullohen para ndeshjeve të tetorit.

Ndaj Çekisë rikthehet Armando Broja, por edhe mbrojtësit Gjimshiti, të cilët ishin të dëmtuar në ndeshjet e shtatorit.

Pas kualifikimit historik në Euro 2026, në rast fitoreje ndaj Çekisë, Kombëtarja e Shqipërisë mund të arrijë kualifikimin e dytë. Shqipëria kryeson grupin me dy pikë para çekëve, pas pesë ndeshjeve të parë ndërkohë që Çekia ka një ndeshje më pak. Përballja direkte për kreun e grupit ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në radhët e tifozëve, të cilët do të jenë edhe “arma e 12-të” e Kombëtares shqiptare.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH