Showbiz

"Ku je ti o çapaçul", babai i Kiarës hyn në BBV, takimi plot siklet, emocione dhe falënderime me Luizin

Shkruar nga Liberale

Moderatorja Kiara Tito ka rrëfyer gjatë spektaklit të djeshëm të BBV se ka një lidhje të veçantë me prindërit, dhe kryesisht me babanë, për të cilin tha se e ka mbështetur dhe ka sakrifikuar vazhdimisht.

Ai kishte ardhur nga Italia për ta surprizuar atë. Pas takimit shumë emocionues babë e bij në shtëpinë e BBV, babai i Kiarë pranoi të takonte edhe Luizin, ndërsa përsëriti fjalët e tij, duke iu drejtuar "Ku je ti o çapaçul".

Pavarësisht sikletit nga të dyja palët, Luizi e falënderoi atë për Kiarën, duke iu drejtuar me fjalët "keni rritur një vajzë të shkëlqyer", e duke premtuar se do të kujdeset dhe do ta dojë atë gjithë jetën. "Vjehrri" nga ana e tij e falënderoi që është kujdesur brenda shtëpisë për vajzën e tij, ndërsa tha se pavarësisht se jeton jashtë, gjërat i pëlqejnë t'i bëjë në mënyrë tradicionale.

Kiara u përpoq të kuptonte se çfarë mendimi kishte babai i saj dhe njerëzit e afërt për lidhjen që ka krijuar brenda shtëpisë, duke thënë se ai nuk është ashtu siç duket, ndërsa babai iu drejtua me fjalët "ku e njeh ti si është jashtë". Moderatorja insistoi në ndjenjat e veta, duke thënë se e di dhe duke u përgjigjur se asnjëherë s'ka bërë zgjedhje të gabuara"./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH