Aktualitet

"Ku i kam kartolinat për Vitin e Ri", anëtari i KLP kërkesë Ibrahimit

Shkruar nga Liberale

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, i ka drejtuar kreut të këtij institucioni, Gent Ibrahimi një shkresë zyrtare ku i kërkon informacione për kartoliant e urimit për Vitin e Ri.

Shkresa mban datën 24 janar, teksa Bazaj kërkon sqarime se pse në adresë të tij në zyrën e KLP-së, nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, ndryshe nga sa ka ndodhur për anëtarët e tjerë të KLP-së.

"Edhe pse nuk do ta besoja kurrë që ndonjë person i caktuar të bjerë në një nivel kaq të ulët sa të më mbahen edhe kartolinat e urimit, por gjithsesi do të doja të kisha një informacion: Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë urimi për Vitin e Ri 2020, ose jo? Nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë, apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im?", shkruan në kërkesën e tij anëtari i KLP, Tartar Bazaj, i cili citon ligjin për të drejtën e informimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH