Aktualitet

"Ku është Anjeza Shahini sot?", debate me organizatorët e Festivalit të RTSH-së, producenti: Ishte një dështim

Shkruar nga Liberale

Jehona e Festivalit të RTSH-së vijon ende, tashmë mes kritikave dhe debateve të profesionistëve. Për herë të parë u vendos që në Eurovision të shkojë kënga më e votuar nga publiku, i cili zgjodhi Albina Kelemendin, këngëtaren nga Peja.

Zgjedhja e saj ka pasur shumë kritika, duke e cilësuar si një këngë të përzierë me motive popullore dhe e papërshtatshme për kompeticionin evropian që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Producenti Erjon Zaloshnja tha se formula e zgjedhur për të zgjedhur publiku, ishte një dështim.

“Ndoqa festivalin pas 5 vitesh vetëm për shkak të ndarjes së çmimit të parë nga dërgimi në Eurovision. Por formula e re rezultoi një dështim. Dërgimi në Eurovizson duhet t’i lihej në dorë jurisë dhe jo publikut”, tha ai në emisionin "Review" në Euronews Albania

I pyetur se kush e vendosi këtë formulë, kantautori Boiken Lako tha se "u mblodhëm disa drejtorë, grupi organizator dhe vendosëm t’ia lëmë publikut", teksa shtoi se mendimi i publikut duhet dëgjuar, pasi është ai që i vendos aty.

Nga ana tjetër, Zhani Ciko, i cili ishte pjesë e jurisë së këtij festivali, tha se Eurovisioni nuk ndikon në karrierën e artistëve dhe nuk hap shumë dyer për ta.

“Artistët nuk duhet të marrin superxhiro nga dërgimi në Eurovision. Ku është sot Anjeza Shahini? Nuk është një derë e madhe”, tha Ciko.

Kujtojmë se këngëtarja Anjeza Shahini ishte e para që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Ajo konkurroi me këngën “Imazhi yt” dhe u pozicionua në vendin e 7, duke bërë një nga përfaqësimet më të mira të vendit tonë, pas Rona Nishliut, e cila në 2012 me këngën “Suus” zuri vendin pestë./Liberale.al

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH