Aktualitet

Kthimi i Shën Sofisë në xhami, reagon Kisha Autoqefale e Shqipërisë

               Publikuar në : 21:03 - 11/07/20 liberale

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi deklaroi se ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, tha ai.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back