Medium Personazhe

Kthesë e fortë për akuzat ndaj Michael Jackson

               Publikuar në : 17:08 - 03/04/19 R Liberale

Biografi i “Mbretit të Popit”, Michael Jackson pretendon se ka gjetur dëshmi që hedhin poshtë disa nga akuzat për abuzim seksual të fëmijëve, të shprehura nga Weed Robson dhe James Sheffield.

Dy rrëfimet e detajuara dhe kryesore në dokumentarin “Leaving Neverland”, janë “të prodhuara”, thotë ai. Duke përmbysur krejtësisht ngjarjen.

Një gazetar dhe shkrimtar britanik, i quajtur Mike Smolkom shkroi në 2016-ën librin “Making Michael”, duke shprehur se ka zbuluar dëshmi historike për nënën e Robson, e cila mban një version krejt tjetër nga ai që shprehu djali i saj në dokumentarin “Leaving Neverland”.

Smolkom tregoi gjithashtu se një pjesë e asaj që Sheffield pretendon se ka ndodhur, nuk përputhet me ngjarjet që rrethojnë ndërtimin e parkut të lojërave në shtëpinë e Jackson në Neverland.

Duke folur për “Mirror Online”, gazetari iu referua një fakti që Robson tha se abuzimi nga Michael Jackson nisi atëherë kur familja e tij shkoi në Grand Canyon, ndërsa ai qëndroi me këngëtarin në Neverland.

Smolkom pohoi se nëna e Robson, është shprehur në gjykatë në vitin 1993 se Joy Robson (djali i saj) kishte shkuar me të në atë udhëtim.

Ajo u betua gjatë gjyqit në vitet 1993-’94, ndërsa theksoi se djali i saj ishte bashkë me të në Grand Canyon dhe ka qenë një rast tjetër, gjatë një fundjave, që familja vizitoi parkun në Neverland.

“Joey Robson nuk kishte asnjë arsye për të gënjyer në lidhje me ngjarjen: Ajo pranoi se Weed qëndroi vetëm me Jackson në disa raste të tjera”- tha Smolkom.

Gazetari tregoi në gazetë se as dëshmia e dhënë nga Sheffield nuk mund të ishte e vërtetë.

Sheffield shprehu kritika ndaj Fondacionit të Michael Jackson dhe deklaroi në gjyq se ishte abuzuar seksualisht në 1992, kur ai ishte në moshën 14-vjeçare.

Smolkom tregoi disa licenca që zbulojnë se parku i lojërave në Neverland ishte miratuar për ndërtim më 2 shtator të 1993.

“Pasaktësia e në historinë e treguar nga Sheffield është kjo. Ndërtimi i parkut të lojërave nuk nisi deri në gjysmën e vitit 1993 dhe nuk funksionoi deri në gjysmën e parë të vitit 1994, atëherë kur Sheffield kishte mbushur 16-vjeç”,- tregon biografi i Michael Jackson.

Ai shpjegon edhe arsyen pse ndihet i detyruar të hetojë në lidhje me akuzat kundër Michael Jackson.

“E gjithë ideja qëndron se pas këtij hulumtimi, të ofrohet një lloj ekulibri që nuk ka ekzistuar fillimisht. Së pari, në dokumentarin e publikuar, ku autori i tij nuk bëri asnjë përpjekje për të hulumtuar ose hetuar dëshmitë e dhëna nga dy dëshmitarët, por edhe për të sfiduar dy persona që janë në ndjekje të miliona dollarëve”, – u shpreh gazetari.

Ndërsa, theksoi se dokumentari i publikuar ka shkelur të gjitha parimet etike të raportimit dhe të krijimit të një dokumentari./Gazeta Liberale

(Visited 3 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *