Aktualitet

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit jep dorëheqjen, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale
Kryetarja e Gjykatës së Durrësit jep dorëheqjen, ja arsyeja

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësorë.

Në letrën e paraqitur, Qeleshi ka thënë se i është ofruar një mundësi e  mirë në sektorin privat, si drejtoreshë juridike pranë një spitali privat, prandaj ka zgjedhur të largohet nga posti.

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat", shkruan ajo në letrën e dorëheqjes./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH