Globi

Kryetari i Unionit Kombëtar rus: Ja pse Serbia nuk e njeh Kosovën

Shkruar nga Liberale
Kryetari i Unionit Kombëtar rus: Ja pse Serbia nuk e njeh Kosovën

Sergey Baburin, kryetar i Unionit Kombëtar rus, ka treguar arsyen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Sipas tij, një akt i tillë nuk do të sillte paqen në Ballkan, por armiqtë e Serbisë do të hapnin kriza të reja.

“Nuk fiton më i forti, por ai që shkon deri në fund. Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja në Vojvodinë apo në Sanxhak, sepse askush nuk ka nevojë për një paqe të vendosur në Ballkan. Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt”, theksoi Baburin, raporton Express.

I pyetur nga “Today’s Politcs”, se cila është zgjidhja më e mirë që Serbia duhet ta bëj për Kosovën, Baburin përmendi shembullin e Kinës, e cila u nda nga Tajvani në vitin 1949, dhe nga shumë shtete të tjera iu kërkua Kinës që ta pranonte, por që asnjë udhëheqës nuk iu bind thirrjeve dhe nuk e pranoi pavarësinë e Tajvanit.

Ishulli është sot një vend demokratik që vetëqeveriset dhe ka vepruar si komb i pavarur që prej viteve ‘50, kur qeveria nacionaliste e Kinës u mposht nga forcat komuniste dhe u largua nga vendi. Por Kina e quan provincën e vet, dhe për shkak të presionit të saj, përdoret shpesh termi “Tajvani i Kinës” , ose “Tajpei kinez”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH