Aktualitet

Kryesia e PD vendosi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 2 shtator, ja cila do te jetë agjenda

Shkruar nga Liberale
Kryesia e PD vendosi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 2 shtator, ja

Kryetari i PD i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, propozim i cili u pranua.

Gjithashtu mësohet se në agjendën e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit do të jenë ndryshimet statutore, vendimet organizative dhe miratimi i aksionit politik të PD-së.

Kujtojmë se zgjedhjet e ditës së djeshme për kryetar të PD-së u kundërshtuan nga Këshilli Kombëtar i mbledhur 4 ditë më parë me kërkesë të Gazment Bardhit, i cili i shpalli të pavlefshme dhe në kundërshtim me Statutin.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:

  1. Ndryshime statutore;
  2. Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
  3. Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH