Aktualitet

Kryesia e PD miraton emrat e 4 kandidatëve për Kryetar partie

Shkruar nga Liberale
Kryesia e PD miraton emrat e 4 kandidatëve për Kryetar partie

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e mbajtur sot 4 kandidatët që do të jenë në garë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Kryesia votoi unanimisht që gara për Kryetar partie të këtë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Po ashtu mësohet se në rendin e ditës së mbledhjes së sotme ishte edhe një udhëzim, që bazohet te statusi i PD dhe çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij në zgjedhje. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë mungoi Lulzim Basha, për shkak të konfliktit të interesit si kryetar i PD.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH