Aktualitet

Kryeprokurori kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin

Shkruar nga Liberale
Kryeprokurori kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin

Komisioneri Publik ka kundërshtuar kalimin e vettingut nga kryeprokurori i Kavajës, Artan Madani. Ky organ ka dorëzuar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pasi ka shqyrtuar vendimin e KPK-së, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, Komisioneri Publik ka vlerësuar se, bazuar në provat dhe faktet, Artan Madani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Tashmë i takon KPA-së të marrë vendimin përfundimtar për prokurorin e Kavajës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH