Aktualitet

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE: Ja cili është objektivi ynë

Shkruar nga Liberale
Kryenegociatori i Shqipërisë me BE: Ja cili është objektivi

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi ka raportuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian për ecurinë e negociatave dhe plotësimit të kushteve.

Mazi me bindje të plotë thotë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe tashmë synim është ulja në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE në qershor.

Ai thekson se tashmë topi mbetet në fushën e Shqipërisë, dhe jo të BE-së dhe i bën thirrje partive politike të bashkohen për këtë qëllim.

"Së shpejti pritet një vlerësim tjetër i Komisionit Europian. Në dhjetor komisioneni Varheli tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtetet.

Synimi është që Konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbahet në qershor.

Të vetëdijshëm se negociatat do zhvillohen me metodologjinë e re që do të jetë më rigoroze. Sipas saj, nëse nuk do kete progrss, do ketë regres. Do ketë edhe mekanizëm suspendimi nëse nuk do ketë progres. Prandaj do duhet zbatimi i të gjitha kërkesave të Këshillit Europian.

Objektivi ynë është të jemi sa më rezultativ dhe kjo kupton consensus mes të gjitha palëve të përfshira. Në BE nuk integrohen partitë politike, por Shqipëria. Prandaj duhet të flasim me një zë për integrimin në BE. Topi mbetet në tokën tonë. Është fakt se tani topi nuk është në fushën e BE. Shpresoj se në takimin tjetër të këtij Këshilli do jap lajme të mira.’’, tha Mazi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH