Globi

Kryeministria flet për gjendjen shëndetësore të Boris Johnson

Shkruar nga Liberale
Kryeministria flet për gjendjen shëndetësore të Boris

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson tha se ky i fundit ishte “në gjendje të qëndrueshme gjatë natës dhe mbetet në humor të mirë”, pasi kishte marrë “trajtimin standard të oksigjenit”.

Sipas tij Johnson është duke marrë frymë pa ndihmën e aparaturave në kujdesin intensiv dhe nuk ka pneumoni. Johnson gjithashtu nuk ka nevojë për një ventilator mekanik përkundër shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij.

 “Kryeministri ka qenë i qëndrueshëm brenda natës dhe mbetet në humor të mirë. Ai është duke marrë trajtim standard të oksigjenit pa ndonjë ndihmë tjetër. Nuk ka kërkuar ventilim mekanik ose mbështetje jo-invazive të frymëmarrjes”, ka thënë zëdhënësi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH