Globi

Kryeministri slloven: Liderë të BE nuk e duan Ballkanin Perëndimor pjesë të unionit

Shkruar nga Liberale
Kryeministri slloven: Liderë të BE nuk e duan Ballkanin

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa në fund të presidencës së BE shprehet se unioni po tregohet oportunist kur vjen puna për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij një nga liderat e BE gjatë një debati ka shfaqur hapur rezerva për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE,

Ai ka theksuar se interesa nacionaliste që sipas tij është pengesë për vizionin e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.

Gjatë një interviste për media lokale, ai shprehet se vendi i tij arriti që të ndryshonte termin nga “perspektivë evropiane” në “perspektivë për anëtarësim” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Një nga sukseset strategjike është se e kemi rikthyer zgjerimin në tavolinë si një çështje strategjike për BE”, tha ai.

Sipas Jensa, BE duhet të tregojë qartë se duhet të zgjerohet në Ballkan sidomos duke parë që të po ndodh në Lindje.

“Duhet të lëmë pas iluzionin se gjerat mund të zgjidhen vete. Nëse BE s’do të zgjerohet atëherë dikush tjetër do ta bëjë”, tha kryeministri slloven.

‘Kundërshtarë’ të zgjerimit ai cilësoi disa nga anëtarët e vjetër të BE pa përmendur ndonjë vend konkret.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH