Globi

Kryeministri i Italisë përfshihet në skandalin financiar të Vatikanit

Shkruar nga Liberale

Kryeministri italian, Giuseppe Conte mund të jetë përfshirë në skandalin financiar që përfshiu Vatikanin dhe solli shkakrimin e 5 funksionarëve të lartë administratës Financiare të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë.

Dyshimet i ngre e përditshmja financiare britanike "Financial Times". Ajo shkruan se "një fond investimesh mbështetur nga Vatikani e që aktualisht po hetohet për korrupsion financiar, ishte baza e një grupi investitorësh që punësuan Giuseppe Conte me rolin e konsulentit ligjor vetëm pak javë para se të bëhej kryeministër".

Conte ishte një akademik në Firenze, pak i njohur, kur në maj të 2018 u punësua për një konsulencë ligjore nga "Fiber 4.0", një grup aksionistësh të përfshirë në një luftë financiare për të kontrolluar shoqërinë italiane të telekomunikacionit Retelit.

Investitori kryesor i "Fiber 4.0" ishte Athena Global Opportunities Fund me një fond prej 200 milionë dollarë financuar i gjithi nga Sekretaria e Selisë së Shenjtë e i administruar nga financieri italian Raffaele Mincione.

Por aksionistët e shoqërisë Retelit preferuan të votojnë pro dy investitorëve të huaj, duke lënë jashtë grupin e investitorëve italianë.

Në konsulencën e tij ligjore avokati Conte shkruan se kjo votë mund të anulohet vetëm nëse qeveria italiane ushtron të ashtuquajturën normativë Golden Power" (fuqia e artë) e cila në bazë të ligjit të vitin 2012 aplikohet nga shteti italian ndaj kompanive private të konsideruar me rëndësi strategjike kombëtare.

Pak ditë më vonë nga kjo konsulencë, avokati Giuseppe Conte zgjidhet kryeministër i Italisë e në mbledhen numër 2 të këshillit të ministrave merret vendimi i aplikimit të "Golden Power" ndaj shoqërisë italiane të telekomunicacionit Retelit të cilët aksionerët kishin vendosur t'ia shisnin kompanisë gjermane Shaleholder Value Managemnet e libianes Lybian Post telecomunication, e duke hedhur kështu poshtë vendimin e tyre.

Pas lajmit, ka reaguar  zyra e kryeministrit italian ka mohuar përfshirjen e Conte në këtë skandal.

"Gjatë vendimit të marrë nga këshilli i ministrave më 7 qershor 2018, për ushtrimin e "Golden Poëer" ndaj Retelit, kryeministri Giuseppe Conte nuk ka qënë i pranishëm në këtë mbledhje pasi ishte i impenjuar në samitin e G7 në Kanada. Kryeministri Conte nuk ka asnjë raport, nuk e ka takuar e nuk e njeh zotin Raffaele Mincioni. Ishte puënsuar për të dhënë një konsulencë ligjore e nuk kishte dijeni se ky grup aksionistësh kishin si referencë një fond investimesh mbështetur nga Vatikani", thuhet në deklaratë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH